KI08/21 parashtrues: Mirishahe Shala, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit AC.nr. 625/2020, të 9 shtatorit 2020
KI08/21 Aktvendim për papranueshmëri, i 2 qershorit 2021, publikuar më 22 qershor 2021
Fjalët kyç: kërkesë individuale, kontest civil, barazia para ligjit, e drejta në gjykim të drejtë, mbrojtja gjyqësore e të drejtave, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme
Parashtruesja e kërkesës në Gjykatën Kushtetueses kontestoi Aktgjykimin [AC.nr. 625/2020] e Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, të 9 shtatorit 2020, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të saj, të garantuara me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësorë e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), me nenet 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Në dritën e kësaj kërkese, Gjykata vërejti se thelbi i ankesës se parashtrueses së kërkesës kishte të bënte: (i) me mënyrën e interpretimin dhe zbatimit të ligjit material, duke theksuar se nuk ishte zbatuar “neni 52 paragrafi 1, nenparagrafi 1.2, të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës dhe nenin 53 paragrafi 1, të kësaj marrëveshje; (ii) me pretendimin se gjykatat e rregullta ketë të drejtë të pagave jubilare ua kanë njohur punëtoreve të komunës së Gjilanit, sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive, me aktgjykimin C.nr.188/2017 të 22 shkurtit 2018; (iii) pretendimin për mohimin e mjeteve juridike, si dhe (iv) pretendimet për shkelje të tjera të të drejtave kushtetuese.
Si përmbledhë, Gjykata konstatoi se pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet e sipërcekura të Kushtetutës dhe të KEDNj-së, janë qartazi të pabazuara, sepse të njëjtat cilësohen si pretendime që i takojnë kategorisë së parë (i) “gjykatë e shkallës katërt” dhe kategorisë së tretë (iii) pretendime “të pambështetura ose të paarsyetuara” në baza kushtetuese. Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa, në tërësinë e saj, duhet të deklarohet qartazi e pabazuar dhe rrjedhimisht e papranueshme në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Mirishahe Shala
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile, Administrative