Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [PAKR. nr. 140/2019] të 17 prillit 2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës

Nr. të lëndës KI176/22

Parashtruesit: Gani Bërnjashi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 5 janar​​ 2024

Nr. ref.:RK 2313/24

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR​​ REFUZIM​​ TË KËRKESËS​​ 

 

​​ 

 

rastin nr. KI176/22

 

Parashtrues

 

Gani Bërnjashi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 140/2019] të 17 prillit​​ 2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës

 

 

GJYKATA​​ KUSHTETUESE E REPUBLIKËS​​ SË​​ KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Gani Bërnjashi, me vendbanim në fshatin​​ Karaçevë,​​ komuna e​​ Kamenicës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës konteston kushtetutshmërinë e​​ vendimit​​ të​​ paspecifikuar​​ të​​ Gjykatës​​ Supreme, në​​ ndërlidhje me Aktgjykimin​​ [PAKR.​​ nr.​​ 140/2019]​​ e​​ 17 prillit​​ 2022 të Gjykatës​​ së Apelit​​ dhe Aktgjykimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 134/2018]​​ e 30 janarit 2019 të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjilan​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ e​​ Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimit​​ të paspecifikuar​​ të​​ Gjykatës​​ Supreme, në​​ ndërlidhje me​​ aktgjykimet e​​ lartcekura​​ të instancave më​​ të​​ ulëta, me të cilat parashtruesi i kërkesës pretendon se i​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ tij të​​ garantuara me​​ Kushtetutë.​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 ​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara], ​​ të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,​​ nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi​​ pesëmbëdhjetë (15)​​ ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur, e cila ka shfuqizuar Rregulloren e punës së Gjykatës nr. 01/2018Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës,​​ nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës,​​ nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 17​​ nëntor​​ 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatë.

 

  • Më​​ 2 dhjetor​​ 2022,​​ Gjykata​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe​​ nga i njëjti​​ kërkoi që të sqarojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar​​ me aktet e autoriteteve publike, si dhe​​ kërkesës t’ia​​ bashkëngjitë​​ vendimin e fundit​​ gjyqësor,​​ së bashku me​​ dokumentet​​ tjera relevante.

 

  • Më​​ 5​​ dhjetor 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ me Vendimin​​ GJR.​​ KI176/22​​ caktoi​​ ​​ gjyqtaren Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ me​​ Vendimin KSH.​​ KI176/22 anëtarët e Kolegjit​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci.

 

  • Më​​ 7 dhjetor 2022, Gjykata,​​ bazuar në​​ fletëkthesën e dorëzuar nga​​ shërbimi​​ postar,​​ vërtetoi​​ se parashtruesi i kërkesës nuk ndodhej në​​ adresën e shënuar​​ në​​ formular të kërkesës, por në​​ burg, në​​ vuajte të dënimit.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 22 dhjetor 2022, Gjykata ia ridërgoi parashtruesit të kërkesës,​​ shkresën​​ me​​ nr. ref.: 2288/22/drlsa.

 

  • Më​​ 6 janar 2023, shërbimi postar​​ dorëzoi​​ fletëkthesën​​ në Gjykatë, si dëshmi​​ e​​ pranimit​​ të shkresës​​ nr. ref.: 2288/22/drlsa,​​ nga parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

  • Më​​ 14 nëntor​​ 2023,​​ Gjykata shqyrtoi​​ propozimin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ që kërkesa​​ të​​ refuzohet​​ me procedurë​​ të përshpejtuar.​​ 

 

Përmbledhja​​ e fakteve​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ për çështje të njëjtë​​ parashtroi për herë të dytë kërkesë në Gjykatë. Më parë kishte dorëzuar kërkesën KI87/22, të​​ cilën Gjykata e kishte refuzuar me​​ procedurë të përshpejtuar​​ me Vendimin e 8 shtatorit 2022 për arsye​​ ​​ moskompeltimit​​ me dokumentacion relevant.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës për​​ të​​ njëjtën çështje penale, më 17 nëntor 2022,​​ dorëzoi kërkesën​​ e dytë​​ KI176/22, nga e cila​​ rezulton se​​ Prokuroria Themelore në Gjilan,​​ kishte ngritur aktakuzë​​ ndaj​​ tij​​ mbi dyshimin e bazuar​​ se kishte kryer veprën​​ penale​​ “Vrasje e rëndë”​​ nga paragrafi 1 i nenit 179 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.​​ 

 

  • ​​ 30 janar 2019, Gjykata Themelore në Gjilan​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore),​​ me Aktgjykimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 134/2018]​​ e​​ shpalli fajtor​​ parashtruesin e kërkesës​​ për kryerjen e veprës penale​​ ​​ lartcekur, për të cilën e gjykoi dhe e dënoi​​ me burgim​​ efektiv​​ në kohëzgjatje prej​​ 25 (njëzetepesë)​​ viteve, duke ia llogaritur​​ kohën​​ e kaluar në paraburgim,​​ nga 24 maji 2018​​ e deri​​ në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës,​​ brenda afatit ligjor​​ kishte parashtruar​​ ankesë​​ në Gjykatën​​ e​​ Apelit​​ kundër Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Themelore,​​ ​​ për shkak të​​ (i) shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, (ii) shkeljes të ligjit penal, (iii) vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe (iv) vendimit lidhur me sanksionin penal,​​ me propozimin​​ që aktgjykimi i goditur me​​ ankesë​​ të anulohet dhe çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së​​ parë,​​ për​​ rigjykim.

 

  • Më 17 prill 2019, Gjykata e Apelit,​​ me Aktgjykimin​​ [PAKR.​​ nr.​​ 140/2019], refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe​​ vërtetoi Aktgjykimin​​ e​​ 30 janarit 2019 të Gjykatës Themelore, duke theksuar se​​ aktgjykimi i goditur:​​ nuk përfshihet me shkeljet esenciale për të cilat pretendohet në ankesë se dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, është i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, dhe me arsyetimin e të njëjtit, sepse përmban arsyet lidhur me faktet vendimtare, të cilat e karakterizojnë çështjen penale”.

 

  • Nga​​ shkresat e lëndës​​ rezulton​​ se parashtruesi i kërkesës​​ ka​​ përmendur​​ Gjykatën Supreme, si​​ instancë​​ gjyqësore​​ e cila ka vendosur për çështjen e tij, por​​ nuk​​ ka​​ dorëzuar një vendim të tillë dhe nuk​​ ka​​ specifikuar as datë dhe as numër të vendimit.​​ 

Pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës pretendon se​​ me​​ vendimet e​​ gjykatave të​​ rregullta​​ i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara​​ me​​ Kushtetutë.​​ Në përmbajtje pretendimet ngrenë​​ çështje​​ të procesit të rregullt gjyqësor.

​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në kërkesën tij​​ thekson se​​ avokati i tij ka dështuar të konsultohet me të, dhe​​ se​​ gjatë seancave ka qenë i pavëmendshëm. Për më tepër,​​ parashtruesi i kërkesës​​ thekson se në seancën e fundit,​​ në të cilën​​ i​​ është komunikuar dënimi, avokati​​ i tij nuk ka qenë prezent.​​ Tutje,​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se vëllai i tij, R.​​ B., gjatë vizitës në qendër të paraburgimit, e ka kërcënuar​​ atë​​ dhe​​ se​​ ka pranuar se ka dhënë dëshmi të rreme.​​ Po ashtu,​​ parashtruesi i kërkesës​​ pohon se kishte rrahur të​​ birin me​​ qëllim​​ të frikësimin dhe këshillimit​​ dhe jo​​ me qëllim për​​ t’i​​ shkaktuar​​ vdekjen.​​ 

 

  • Në fund,​​ parashtruesi​​ i kërkesës kërkon nga Gjykata​​ ​​ çështjen​​ e tij​​ penale ta kthejë në rigjykim​​ në gjykatën e shkallës së parë, për​​ ​​ ndriçuar rrethanat faktike dhe provat e rastit, dhe që në riprocedurë të rivendosjes​​ ​​ merret​​ ​​ pyetje i vëllai dhe vajza e tij si dëshmitarë, pasi që​​ deklarimet e​​ mëparshme,​​ sipas tij,​​ i​​ kanë​​ dhënë​​ nën frikësim të​​ policisë,​​ dhe se vajza e tij​​ ishte​​ frikësuar nga vëllai​​ i tij,​​ me qëllim të​​ ndryshimit të​​ deklaratës.​​ 

 

Dispozitat relevante

 

Ligji

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta​​ kontestoj.​​  

 

Rregullorja e punës

 

Rregulli 25​​ 

Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

(2) Kërkesa, po ashtu, duhet të​​ përmbajë edhe:​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

(h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

Rregulli​​ 54​​ 

Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

(2) Gjykata mund të​​ vendosë​​ ta refuzojë​​ një kërkesë​​ me procedurë​​ ​​ shkurtër në​​ 

qoftë​​ se:​​ 

(a) kërkesa është​​ jo e plotë​​ ose e paqartë, përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që​​ ta plotësojë​​ ose të​​ qartësojë kërkesën;

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe​​ Rregullore të​​ punës.​​ Në këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ Gjykata​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 të​​ të njëjtit​​ nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Përtej kritereve të përcaktuara më lart, në vlerësimin nëse parashtruesi i kërkesës i plotëson kriteret për vlerësimin e kërkesës së tij, Gjykata rikujton se neni 48 (Saktësimi i kërkesës) i Ligjit specifikisht detyron parashtruesit e kërkesave që të qartësojnë​​ saktësisht aktin konkret të autoritetit publik të cilin e kontestojnë dhe që të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri kushtetuese pretendojnë të jenë cenuar. Ndërsa, rregulli 32​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ i Rregullores së punës parasheh që kërkesa e parashtruesve duhet të përmbajë edhe: (a) emrin dhe adresën e palës që parashtron kërkesën; (b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit për dorëzimin e dokumenteve, nëse ka; (c) autorizimin për përfaqësuesin ligjor; (d) emrin dhe adresën e palës, ose të palëve kundërshtare, nëse janë të njohura, të cilave u dërgohen dokumentet; (e) mbrojtjen juridike të kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të fakteve; (g) arsyetimin procedural dhe substantiv të kërkesës; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • Në këtë kontekst, sipas paragrafit 4 të nenit 22 (Procedimi i kërkesës) të Ligjit, që parasheh se​​ nëse kërkesa ose përgjigjja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë. Atëherë, kur palët përkatëse, nuk dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Gjykatë, bazuar në​​ rregullin 35​​ (Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)​​ të​​ Rregullores së punës, Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër, duke marrë parasysh që kërkesa është e paplotë ose e paqartë, përkundër kërkesave të saj ndaj palës që të plotësojnë apo qartësojnë të njëjtën.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se kërkesën e parashtruesit të kërkesës e kishte pranuar më​​ 17 nëntor 2022.​​ Duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, pasi dosjes​​ nuk i ishte bashkëngjitur​​ vendim i​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ Gjykata​​ më​​ 2 dhjetor 2022​​ kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të dorëzonte​​ vendimin e​​ fundit për rastin​​ e​​ tij,​​ ​​ bashku me​​ dokumentacionin​​ e nevojshëm.​​ 

 

  • Gjykata bazuar në​​ korrespodencën e 22 dhjetorit 2022 dhe fletëkthesën e dorëzuar në Gjykatë nga shërbimi postar, vërtetoi​​ se parashtruesi i kërkesës​​ shkresën e 2 dhjetorit 2022, të ridërguar më 22 dhjetor 2022, e kishte pranuar​​ ​​ 6 janar 2023.​​ Megjithatë,​​ edhe​​ përkundër kërkesës​​ se saj,​​ Gjykata nuk pranoi përgjigje nga parashtruesi i kërkesës brenda afatit të përcaktuar, rrjedhimisht parashtruesi i kërkesës nuk e plotësoi kërkesën​​ e tij.​​ 

 

  • ​​ këtë kontest, Gjykata nuk mund të shqyrtojë​​ më​​ tej​​ kriteret​​ e​​ pranueshmërisë​​ së​​ kërkesës,​​ të përcaktuara me rregullin 39 të​​ Rregullores së​​ punës, siç është shterimi i​​ ​​ mjeteve juridike dhe dorëzimi i kërkesës brenda afatit​​ (4) katërmujor, pasi që​​ kërkesa është e paplotë.

 

  • Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesave, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe​​ pretendimet​​ e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata, i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të kërkesave (shih, ndër​​ të tjera, rastet e Gjykatës,​​ KI121/21,​​ me​​ parashtrues ​​ Bajram Hasani, Vendim për refuzimin e kërkesës, i​​ 23 shtatorit 2021, paragrafi 38,​​ KI135/21, me parashtrues​​ Isuf Musliu,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës, i 10 shtatorit​​ 2021, paragrafi 35​​ dhe​​ KI101/21,​​ me parashtrues​​ ‘N.T.SH. Morina B, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 8 shtatorit 2021, paragrafi 36).

 

 

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret​​ procedurale​​ për​​ shqyrtim​​ të mëtejmë, për shkak të moskompletimit me​​ dokumentacion​​ mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin​​ 25 (2)​​ h) dhe 54 (2)​​ a) të Rregullores së punës.​​ Prandaj,​​ Gjykata​​ përfundon​​ se​​ kërkesa​​ duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113​​ të Kushtetutës, me nenet​​ 20, 22​​ (4)​​ dhe​​ 48 të Ligjit, si​​ dhe në pajtim me rregullat​​ 25 (2)​​ h), 54 (2)​​ a) dhe​​ 48 (1)​​ d)​​ të Rregullores së punës, më​​ 14​​ nëntor​​ 2023,​​ njëzëri

 

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë​​ vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ vendim në Gazetën​​ Zyrtare, në pajtim me nenin 20 (4)​​ të Ligjit;

 

  • Ky​​ vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Gani Bërnjashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Vendim për refuzim të kërkesës