Vendim

Vlerësim i kërkesës së parashtruesve për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të publikuar më 21 tetor 2021, në lidhje me listën përfundimtare të punëtorëve që kanë fituar të drejtën për shpërndarje të 20 përqindëshit nga privatizimi i Ndërmarrjes Shoqërore „Lidhja e Vozitësve“ nga Prizreni

Nr. të lëndës KI 199/21 dhe KI 200/21

Parashtruesit: Aksic Gordana dhe Stanimirovic Zvonimir

Shkarko:

KI199/21 dhe KI 200/21, Parashtruesit e kërkesës, Aksić Gordana dhe Stanimirović Zvonimir, Vlerësimi i kërkesës së parashtruesve për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të publikuar më 21 tetor 2021, në lidhje me listën përfundimtare të punëtorëve që kanë fituar të drejtën për shpërndarje të 20 përqindëshit nga privatizimi i Ndërmarrjes Shoqërore „Lidhja e Vozitësve“ nga Prizreni

KI199/21 dhe KI 200/21 Vendimi për tërheqje të kërkesës i 20 janarit 2022, i publikuar më 8 shkurt 2022

Fjalët kyçe: kërkesa të bashkuara, vendim për tërheqje të kërkesës

 Më 9 nëntor 2021, të dy parashtruesit e kërkesës i dorëzuan kërkesat e tyre, të cilat i ishin drejtuar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Të dyja kërkesat ishin shkruar në formë të ankesës në të cilat parashtruesit e kërkesës kontestuan vendimin e AKP-së për listën përfundimtare të punëtorëve të NSH-ve, lidhur me ushtrimin e së drejtës për shpërndarjen e 20 përqindëshit nga privatizimi i saj.

Megjithatë, më 11 nëntor 2021, parashtruesit e kërkesës, duke kuptuar se kishin bërë gabim me rastin e dorëzimit të kërkesës, kërkuan me shkrim nga Gjykata që t’i tërheqin kërkesat e tyre. Në kërkesën për tërheqje të kërkesave që i kishin parashtruar Gjykatës theksohet:

„Arsyeja jonë për tërheqjen e të dyja kërkesave është se kemi bërë një gabim. Kërkesat ishin të destinuara për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, por ato janë dorëzuar nga ne në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, ne i tërheqim kërkesat, në mënyrë që t’i dorëzojmë ato brenda afatit institucionit për të cilin janë të destinuara”.

Në rrethanat e rastit konkret, duke marrë parasysh kërkesat e të dy parashtruesve për tërheqjen e kërkesave të tyre, Gjykata duke iu referuar dispozitave përkatëse ligjore: nenit 23 [Tërheqja e palës] të Ligjit dhe rregullit 35 [Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës] pikat 1 dhe 2 të Rregullores së punës, i miratoi kërkesat e të dy parashtruesve për tërheqje të kërkesave të tyre.

Parashtruesit:

Aksic Gordana dhe Stanimirovic Zvonimir

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile