Vendim

Vlerësim i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 227/2017, të 24 janarit 2018

Nr. të lëndës KI 28/18

Parashtruesit: Ymer Preniqi

Shkarko:

KI28/18, Parashtrues i kërkesës: Ymer Preniqi, Vlerësim i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 227/2017, të 24 janarit 2018

KI28/18, Vendim për tërheqje të kërkesës, i miratuar më 16 janar 2019, i publikuar më 27.02.2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kompensim i pagave, vendim për tërheqje të kërkesës

Parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës për shkak se gjykatat e rregullta kishin refuzuar kërkesën e tij për kompensim të pagave jubilare. Ndërkohë, gjatë fazës së shqyrtimit të kërkesës, parashtruesi njoftoi Gjykatën se dëshiron të tërheqë kërkesën e tij.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit, Gjykata vlerësoi se nuk ka ndonjë arsye bindëse për vazhdimin e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së vendimeve të kontestuara dhe e miratoi kërkesën e parashtruesit për tërheqje të kërkesës, në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe me rregullin 35 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ymer Preniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile