Vendim

Kërkesa e Alma Lamës dhe e 10 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-82

Nr. të lëndës KO 63/12

Parashtruesit: Alma Lama

Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në Nenin 113.5 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se nenet 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës janë në kundërshtim me Kushtetutën, Parashtruesit pohuan se nenet e kontestuara janë në kundërshtim në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e medieve dhe lirinë e shprehjes, si dhe ne kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, respektivisht dispozitat që mbrojnë lirinë e shprehjes, Neni 37 i Kodit Penal rregullon çështjen e përgjegjësisë penale të kryeredaktorëve, botuesve, shtypshkronjave apo prodhuesve të publikimit të informative me anë të të cilave është kryer vepra penale, neni 38 rregullon mbrojtjen e burimit të informatës dhe neni 39 rregullon zbatimin e dispozitave të përgjithshme për përgjegjësinë penale për veprat penale të kryera me anë të medieve. Parashtruesit pohojnë se formulimi i këtyre neneve është mjaft i gjerë pa specifikuar veprat penale që mund të kryhen përmes medieve, dhe si të tilla rrezikojnë seriozisht lirinë e gazetarëve gjatë kryerjes së profesionit të tyre që përbën një pjesë jetike të funksionimit të demokracisë në Kosovë, Gjykata konstatoi se parashtruesit janë palë e autorizuar dhe kërkesa është parashtruar brenda afatit të paraparë kohor, ata i kanë përmbushur të gjitha kriteret e pranueshmërisë dhe, si rrjedhojë, kërkesa e tyre është e pranueshme, Lidhur me meritat e kërkesës, Gjykata theksoi se, megjithëse Kodi Penal është miratuar dhe publikuar në Gazetën Zyrtare duke përfshirë tre nenet e kontestuara, në ndërkohë është një nismë e re legjislative që trajton heqjen e këtyre neneve nga Kodi Penal. Duke theksuar se rezultati i këtij procesi legjislativ është i rëndësisë së veçantë për këtë rast, Gjykata konsideroi se është shume e parakohshme për të vendosur për meritat e kërkesës. Kësisoj, Gjykata vendosi për shpalljen e kërkesës të pranueshme, dhe vendosi ta shtyej vendimin për meritat deri më 15 dhjetor 2012

Parashtruesit:

Alma Lama

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative