KI168/18, Parashtruesi i kërkesës: Gazmend Jakupi, kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit PML. nr. 152/2018, të Gjykatës Supreme të datës 16 korrik 2018
KI168/18, Aktvendimi për papranueshmëri i datës 14 maj 2019. vjet, i publikuar më 7 qershor 2019
Fjalë kyçe: kërkesë individuale, Aktvendim për papranueshmëri, ratione materiae
Parashtruesi i kërkesës e konteston vendimin PML. nr. 152/2018, të Gjykatës Supreme të datës 16 korrik 2018, me të cilin është refuzuar kërkesa e tij për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruar kundër vendimit PN. nr. 145/2018, të Gjykatës së Apelit të datës 21 shkurt 2018.
Parashtruesi në kërkesë para se gjithash pohon se në momentin e kryerjes së veprës penale, për të cilën është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, “ka qenë në një gjendje të paaftësisë mendore ose në një gjendje me kapacitet mendor të zvogëluar në mënyrë thelbësore”
Parashtruesi i kërkesës, gjithashtu pretendon se duke kaluar nëpër një hetim dhe nëpër procedurat gjyqësore në një gjendje të tillë të paaftësisë mendore ose të kapacitetit mendor të zvogëluar ndjeshëm, ai personalisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë u bë një viktimë e shkeljes së të drejtave, të garantuara me Kushtetutë, nga ana e autoriteteve publike – gjykatave të Republikës së Kosovës.
Parashtruesi i kërkesës konsideron se me procedurat e tilla gjykatat kanë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenin 6 (e drejta për gjykim të drejtë) të KEDNJ-së.
Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta e refuzuan kërkesën e tij për përsëritje të procedurës penale, përderisa me atë rast ata nuk kanë marrë parasysh faktin se në kohën kur ai ka kryer veprën penale, për të cilën ne vitin 2014 edhe u dënua me aktgjykim të formës së prerë P. KR. nr. 155/14, të Gjykatës Themelore, “në fakt, për shkak të gjendjes së tij mendore, ai nuk ka qenë në gjendje të gjykojë”.
Gjykata vënë re se gjykatat e rregullta lidhur me kërkesën e parashtruesit për përsëritje të procedurës penale, kanë vendosur vetëm për përmbushjen e kushteve procedurale për përsëritjen e procedurës penale, dhe jo për meritat e lëndës.
Përveç kësaj, Gjykata rikujton jurisprudencën e GJEDNJ, e cila përcakton se neni 6 i KEDNJ-së nuk zbatohet në procedurat e përsëritjes së rasteve, edhe atë për arsye se, personi dënimi i të cilit e ka marrë formën e prerë, dhe i cili paraqet kërkesë që rasti i tij të niset përsëri, nuk “është i akuzuar për vepër penale” në kuptim të nenit 6 (shih: rastin e GJEDNJ-së, Franz Fischer kundër Austrisë, nr. 27569/02, të datës 6 maj 2003).
Prandaj, për këtë Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesit lidhur me refuzimin e gjykatave të rregullta që të nisin përsëri procedurën penale nuk janë ratione materiae, në përputhje me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.
Gazmend Jakupi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës
Penale