Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në të cilën pohon se, në mungesë të veprimeve adekuate nga ana e Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit Publik Komunal të Prishtinës në ndjekjen penale të personave që sulmuan dhe rrahën djalin e tij të mitur, edhe pse këta persona ishin të njohur për policinë, i janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese si ndalim i torturës, trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues, Gjykata Kushtetuese vendosi ta refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se parashtruesi nuk e ka ngritur këtë çështje në kohën e zhvillimit të procedurave paraprake, dhe se sipas vlerësimit të Gjykatës, autoritetet kanë bërë përpjekjet e tyre më të mira dhe i kanë ndjekur procedurat relevante për identifikimin e veprës penale dhe sjelljen e kryerësve para drejtësisë
Ahmet Ismail Rexhepi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale