Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme dhe Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.304/2023] të 18 korrikut 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës 

Nr. të lëndës KI180/24

Parashtruesit: Domenik Prenkaj

Shkarko:

Parashtrues: Domenik Prenkaj, Kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme dhe Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml.nr.304/2023] të 18 korrikut 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës 

KI180/24, Aktvendim për papranueshmëri, i datës 01 tetor  2024, publikuar më 13 nëntor 2024

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme, kërkesë e dorëzuar jashtë afatit ligjor 

Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës është duke e vuajtur dënimin me burg. Parashtruesi i kërkesës parashtroi një kërkesë në gjykatë në të cilën, në pajtim me nenin 50 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kërkoi kthimin në gjendje të mëparshme të afatit për paraqitjen e kërkesës në gjykatë, si dhe vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 304/2023] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të datës 18 korrik 2023, me të cilin ishte dënuar për vepër penale.

Në kërkesë, parashtruesi i kërkesës kishte deklaruar “se kërkesën e paraqet në gjykatë pas afatit ligjor prej 4 muajsh dhe se gjykata do të duhej ta miratonte kërkesën dhe vlerësonte kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme”.

Para se të vlerësohej kushtetutshmëria e aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Gjykata duhej të vërtetonte nëse kërkesa për kthimin në gjendjen e mëparshme të afateve për paraqitjen e kërkesës në Gjykatë, sipas nenit 50 të ligjit, ishte e bazuar, gjegjësisht nëse parashtruesi i kërkesës i plotësonte të gjitha kushtet e përcaktuara me nenin 50 të ligjit që i mundësojnë Gjykatës pranimin e kërkesës dhe kthimin e afatit për paraqitjen e kërkesës në këtë gjykatë.

Bazuar në shkresat e lëndës dhe shpjegimin e saj të dhënë në kërkesën e parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës (i) nuk e ka dëshmuar se, pa fajin e tij, nuk ishte në gjendje të paraqiste kërkesën brenda afatit të caktuar në nenin 49 të Ligjit; dhe (ii) në përputhje me rrethanat nuk ka arritur ta arsyetojë kërkesën e tij për kthim në gjendje të mëparshme; dhe në fund (iii) nuk e ka dëshmuar se e ka paraqitur kërkesën për kthim në gjendjen e mëparshme brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga largimi i pengesave.

Prandaj, gjykata e refuzoi kërkesën për kthim në gjendjen e mëparshme si të pabazuar, ndërsa kërkesën e refuzoi në tërësi si kërkesë të paraqitur jashtë afatit ligjor, në pajtim me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Domenik Prenkaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale