Kryetarja Caka – Nimani mori pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë

10.05.2023

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, qëndroi për vizitë zyrtare në Tiranë, të mërkurën, më 10 maj 2023.

Vizita e kryetares Caka – Nimani në kryeqytetin shqiptar u organizua nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, me ftesën për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të organizuar në shënim të 110-vjetorit të themelimit të kësaj gjykate, në temën: “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetarja Caka – Nimani u prit në takime të veçanta nga Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, z. Sokol Sadushi, dhe nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Holta Zaçaj.

Temë e diskutimit të përbashkët në të dyja takimet ishte thellimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit me gjykatat respektive dhe përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sundimit të ligjit në të dyja vendet.