Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit  AC-I.-20-0006-A0001 të 11 shkurtit 2021

Nr. të lëndës KI114/21

Parashtruesit: Trajan Petrović dhe Mladen Petrović

Shkarko:

KI114/21, Parashtruesit: Trajan Petrović dhe Mladen Petrović, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit  AC-I.-20-0006-A0001 të 11 shkurtit 2021

KI114/21, aktvendim për papranueshmëri i 8 qershorit 2022, publikuar më 6 korrik 2022

Fjalët kyçe: barazia para ligjit, kohëzgjatja e procedurave, e drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë e papranueshme, qartazi e pabazuar

Rrethanat e rastit konkret kanë të bëjnë me kërkesën e parashtruesve të vitit 2006, pranë gjykatave të rregullta për njohjen e së drejtës në ngastrat kadastrale, nr.151, nr.152, nr.153, nr.148, nr.154 dhe nr. 1664 të regjistruara në zonën kadastrale Budrikë e Poshtme, si dhe kompensim për konfiskimin e të njëjtave.

Së pari, Dhoma e Specializuar e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme dhe Gjykata Themelore në Gjilan u morën me juridiksionin për këtë çështje, kur parashtruesit e specifikuan kërkesën e tyre në vitin 2011 ishte konstatuar juridiksioni i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjen konkrete, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së e refuzoi kërkesën e parashtruesve si të pabazuar për shkak se Aktvendimi i 24 prillit 1992, i lëshuar nga Ministria e Financave të Republikës së Serbisë, Drejtoria për Çështje Pronësore-Juridike, Aktvendimi i shkallës së parë u revokua dhe lënda u kthye për rigjykim dhe se për këtë nuk është vendosur asnjëherë, prandaj nuk ka bazë ligjore për (ligji për kthimin) ndarjen e parcelave të tjera apo kompensimin monetar si kompensim për parcelat e konfiskuara

Të gjitha këto konstatime janë kontestuar nga parashtruesit në Gjykatë, duke theksuar në thelb se vendimi i kontestuar është marrë në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e tyre themelore të parashikuara në nenin 21 [Parimet e përgjithshme], 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 [E drejta për një proces të drejtë] të KEDNJ-së.

Gjithë këto konstatime parashtruesit e kërkesës i kontestojnë para Gjykatës, duke pretenduar në thelb se vendimi i kontestuar është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tyre të përcaktuara në nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 [E Drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së.

Sa u përket pretendimeve të parashtruesve të kërkesës për shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, për trajtim të ndryshëm dhe praktikë jo të unisuar, Gjykata konkludon se kjo pjesë e kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar pasi që këto pretendime kualifikohen si pretendime që hyjnë në kategorinë (iii) nënkategoria (b) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara” sepse parashtruesit e kërkesës nuk paraqitën prova materiale me të cilat do të dëshmonin pretendimet e tyre për trajtim të ndryshëm dhe të pabarabartë të gjykatave në rastin e tyre. Rrjedhimisht, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Sa u përket pretendimeve të parashtruesve lidhur me kohëzgjatjen e procedurës, Gjykata konkludoi se, sa i përket procedurës para Komisionit dhe Administratës (periudha nga viti 1991 deri në vitin 1992), kjo pjesë e kërkesës daton nga periudha para hyrjes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në fuqi (15 qershor 2008) dhe për këtë arsye është ratione temporis e papranueshme sipas Kushtetutës. Lidhur me procedurat para Gjykatës Themelore dhe DHPGJS-së (periudha nga viti 2005 deri në vitin 2021), procedurat para Dhomës së Specializuar dhe Gjykatës Themelore (nga viti 2005 deri në vitin 2012), gjykatat kanë vepruar sipas kërkesave të parashtruesve dhe kompetencave të tyre, gjegjësisht,  pasi parashtruesit e kanë specifikuar kërkesën e tyre të 11 majit 2011, është konstatuar se kompetenca aktuale për të vendosur për këtë kërkesë është ekskluzivisht e DHPGJS-së.

Pasi është konstatuar kompetenca e DHPGJS-së, duke marrë parasysh sjelljen e parashtruesve dhe autoriteteve përkatëse, është konkluduar se DHPGJS-ja ka qenë mjaft aktive në vendosjen brenda një kohe të arsyeshme nga momenti i inicimit të kërkesave.

Rrjedhimisht, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesve për shkelje të Kushtetutës për shkak të kohëzgjatjes së procedurave bien në kategorinë (iii), nën-kategoria (b) e pretendimeve “të pambështetura apo të paarsyetuara”, dhe për rrjedhojë, si të tilla, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Sa u përket pretendimeve të parashtruesve lidhur me mosparaqitjen e provave, gjegjësisht faktet e vërtetuara gabimisht si dhe mënyrën e zbatimit të ligjit, këto pretendime të parashtruesve hyjnë në kategorinë (iii), pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara” nën-kategorinë (b); dhe si të tilla, këto pretendime të parashtruesve janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç parashihet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Rrjedhimisht, Gjykata vendosi se kërkesa në tërësinë e saj duhet të shpallet e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafët (1) (b), (2) dhe (3) të rregullit 39 të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Trajan Petrović dhe Mladen Petrović

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 35 - Liria e Lëvizjes, Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave