Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë qëndruan për vizitë në Gjykatën Kushtetuese, të cilët në takim u pritën nga drejtori i Zyrës për Komunikim dhe Informim, z. Veton Dula.
Historiku i themelimit dhe struktura organizative e Gjykatës, përbërja ndërkombëtare dhe ajo aktuale e gjyqtarëve kushtetues, mënyra e parashtrimit të kërkesave dhe llojet e vendimeve që i nxjerrë kjo Gjykatë, si dhe raporti me gjykatat e niveleve të tjera në vend dhe marrëdhëniet e saj me Komisionin e Venecias, ishin ndër temat e trajtuara në prezantimin e z. Dula para gjimnazistëve prishtinas.
Mundësitë e procedimit të lëndëve në afat më të shkurtër kohor, palët e autorizuara për parashtrimin e kërkesave, kriteret e përzgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues dhe e drejta apelimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ishin vetëm disa ndër çështjet për të cilat nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” shprehën interesimin që të informohen më shumë.