Gjykata Kushtetuese, ambasada e Francës dhe “Aleanca Franceze” nënshkruajnë një memorandum për trajnimin e gjyqtarëve në gjuhën frënge

18.02.2022

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, shkëlqesia e saj, znj. Marie – Christine Butel, kanë nënshkruar bashkë me “Aleancën Franceze” të Prishtinës një Memorandum që u mundëson gjyqtarëve dhe zyrtarëve të Gjykatës të ndjekin kurse të gjuhës frënge.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Gjykatë, kryetarja Caka-Nimani falënderoi ambasadoren Butel për mbështetjen e saj të vazhdueshme, duke theksuar përgjegjshmërinë e “Aleancës Franceze” në hartimin e një oferte të trajnimit gjuhësor koherent me nevojat e Gjykatës Kushtetuese. Përforcimi i kapaciteteve profesionale dhe gjuhësore të gjyqtarëve të saj është prioritet për Gjykatën, dhe kjo kontribuon në përforcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, përmes lidhjeve gjithnjë e më të forta në mes të Francës dhe Kosovës.

Shkëlqesia e saj, ambasadorja Butel, shprehu kënaqësinë e saj për nënshkrimin e Memorandumit, i cili padyshim që do të kontribuojë në mbështetjen e Gjykatës në përpjekjet për forcimin institucional të saj. Ky trajnim në gjuhën frënge do t’u ofrojë gjyqtarëve të Gjykatës mjete të reja në marrëdhëniet e tyre në rritje me homologët e tyre francezë.

  Kjo e arsyetoi plotësisht pjesëmarrjen e kryetares së “Aleancës Franceze”, znj. Dafina Bytyqi, së bashku me drejtoreshën e “Aleancës Franceze”, znj. Anne – Sophie Veyrier, në këtë Memorandum dhe ceremoninë e nënshkrimit të tij.