Të enjten, më 23 dhjetor 2021, ndërroi jetë ish-nënkryetari dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, z. Ivan Çukaloviq.
Në cilësinë e juristit dhe ish-gjyqtarit të përbërjes së parë të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Çukaloviq ka dhënë një kontribut të çmuar dhe me rëndësi në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Në emër të gjyqtarëve dhe të gjithë zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Gresa Caka – Nimani u ka shprehur ngushëllimet e sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe ish-bashkëpunëtorëve të afërt të z. Çukaloviq.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, më 25 dhjetor 2021, në ora 14:00, në fshatin e tij të lindjes Sredska, në komunën e Prizrenit.