Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë i përbërë nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, z. Artur Metani, të shoqëruar nga Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Avni Puka.
Rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet spektrit akademik dhe institucional, unifikimi i standardit gjuhësor të përdorur në hartimin e dokumenteve ligjore dhe nevoja për reforma të vazhdueshme në kornizën ligjore të të dyja vendeve, ishin ndër temat që u diskutuan në takimin e përbashkët.
Kryetarja Caka – Nimani në vazhdim i informoi mysafirët nga Tirana edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me gjykata kushtetuese rajonale, e posaçërisht me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
Rektori Hoxha theksoi nga ana e tij rëndësinë e organizimit të praktikës institucionale të gjeneratave të reja të juristëve në fushën e së drejtës kushtetuese dhe nevojën për më shumë investime në këtë aspekt nga qeveritë e të dyja vendeve, për derisa Inspektori Metani nënvizoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave të pavarur shtetëror për sigurimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.