Kryetarja Caka – Nimani priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës

14.07.2021

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, z. Enver Peci.

Gjatë takimit, kryetarja Caka – Nimani dhe kryetari Peci diskutuan, ndër të tjera, për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që ata udhëheqin, për sfidat e përbashkëta në përpjekjet për përmirësimin e komunikimit me publikun, si dhe për mundësitë e rritjes së transparencës në punën e të dy gjykatave.

Në vazhdim të bisedës, të dy kryetarët theksuan rëndësinë që ka mbrojtja e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.