Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, AA.nr. 5/2021, i 29 janarit 2021

Nr. të lëndës KI 22/21

Parashtruesit: Hasime Daka

Shkarko:

Rasti nr. KI22/21, Parashtrues: Hasime Daka, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, AA.nr. 5/2021, i 29 janarit 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, Të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes, E drejta pasive e votës, Vendim për Refuzim

Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të kontestuar, i cili pretendohet të ketë shkelur të drejtat e parashtrueses së kërkesës të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës.

Në shqyrtimin nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuar me Kushtetutë, Ligj dhe me Rregullore të punës, përkitazi me parashtruesen e kërkesës, Gjykata thekson se i është drejtuar parashtrueses së kërkesës dy herë me një kërkesë për sqarime lidhur me atë se a e ka dorëzuar kërkesën vetëm në cilësi individuale apo edhe si përfaqësuese e subjektit politik NISMA.   Rrjedhimisht, edhe pse më 9 shkurt 2021, parashtruesja e kërkesës kishte dorëzuar një autorizim i cili nuk ofronte sqarimet shtesë të kërkuara nga Gjykata, ndërsa në kërkesën e dytë të Gjykatës drejtuar parashtrueses së kërkesës për qartësim të fushëveprimit të autorizimit të dorëzuar, e njëjta nuk ishte përgjigjur fare në këtë kërkesë specifike të Gjykatës.

Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe pretendimet e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesave të Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata, i refuzon këto kërkesa me procedurë të shkurtër.

Andaj, Gjykata, në pajtim me nenin 22.4 të Ligjit, me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, përfundon se kërkesa e parashtrueses së kërkesës refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Hasime Daka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër