Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-19-0016 të 28 shkurtit 2019

Nr. të lëndës KI 108/19

Parashtruesit: Artan Kumnova

Shkarko:

KI108/19, Parashtrues: ; Artan Kumnova, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-19-0016 të 28 shkurtit 2019

KI108/19, Aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit 2021, publikuar me 12 maj 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme.

Në substancë pretendimi kryesor i parashtruesit të kërkesës është shkelja e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së, sepse sipas parashtruesit të kërkesës përbërja e Kolegjit të Apelit të DHPGJS nuk ishte në pajtim me nenin 3 [Përbërja, organizimi dhe emërimi] të Ligjit Nr. 04/L-033, i cili me pas u ndryshua me nenin 6 të Ligjit nr. 04/l-273 dhe me nenin 10 të Ligjit nr. 05/l-103 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, sepse kolegji gjyqësor gjatë shqyrtimit të rastit të tij nuk përbëhej nga gjyqtarët ndërkombëtarë por vetëm nga gjyqtarë vendor.

Gjykata verejti se KGJK-ja në vendimin [Nr. 197/2018] e saj, ka shpjeguar funksionalizmin e DHPGJS dhe kompozicionin e kolegjeve gjyqësor, duke marre parasysh aktet juridike vendore, konkretisht Ligjin nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Rregulloren mbi Organizmin dhe Veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjykata shpjegoj: (i) se KGJK-ja në bazë të ligjit ka gjetur zgjidhje në boshllëkun ligjor të krijuar me përfundimin e mandatit të gjyqtarëve të Eulex-it duke themeluar trupa gjykues të përkohshëm me gjyqtarë vendor me qëllim të mos zvarritjes së proceseve gjyqësore; (ii) parashtruesi i kërkesës ka humbur rastin në merita sepse nuk kishte ofruar dëshmi të besueshme për lëshim të urdhrit paraprak gjyqësor; (iii) shikuar nga shkresat e lëndës nuk ka ndonjë dëshmi se gjyqtarëve vendorë u ka munguar paanshmëria qoftë subjektive e po ashtu objektive në përgjithësi apo se ka patur mungesë në shprehur  armiqësi nëpaanshmërie në raport me parashtruesin e kërkesës në veçanti; dhe, se (iv) Ligji i ri për DHPGJS – i cili ka hyrë në fuqi pas përfundimit të çështjes së parashtruesit të kërkesës – po ashtu ka përcaktuar që kolegjet gjyqësore të përbëhen nga gjyqtarë vendor (shih paragrafët 22 dhe 23 të aktvendimit).

Gjykata theksoi se roli i Gjykatës Kushtetuese është i kufizuar në kuptimin e vlerësimit të interpretimit të ligjit, ajo duhet të sigurohet dhe të ndërmerr masa kur argumentohet se një gjykatë e rregullt ka “aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar” në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar në “konkluzione arbitrare” apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin e kërkesës. (Përkitazi me parimet themelore ne lidhje me interpretimin dhe aplikimin qartazi te gabuar te ligjit, shih ndër të tjera, rastin e Gjykatës KI154/17 dhe 05/18, parashtrues të kërkesës, Basri Deva, Aferdita Deva dhe Shoqeria me përgjegjësi të kufizuar “Barbas”, Aktvendim për Papranueshmëri i 28 gushtit 2019, paragrafët 60 deri në 65 dhe referencat e përdorura aty). (Shih, në këtë kontekst, poashtu rastin e GJEDNJ-së, Anheuser-Busch Inc. kundër Portugalisë, Aktgjykim i 11 janarit 2007, paragrafi 83; dhe gjithashtu, rastet e Gjykatës KI06/17, parashtrues L. G. dhe pesë të tjerët, cituar më lart, paragrafi 40; dhe KI122/16, cituar më lart, paragrafi 59).

Rrjedhimisht, Gjykata e refuzoj kërkesën si qartazi të pabazuar, në mbështetje të paragrafit 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Artan Kumnova

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile