Vendim

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të paspecifikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Nr. të lëndës KI 13/21

Parashtruesit: Bleon Jerlija

Shkarko:

KI13/21, Parashtrues: Bleon Jerlija, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të paspecifikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

KI13/21, Vendim për refuzim të kërkesës, i 26 marsit 2021

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës nuk kishte përcaktuar specifikisht para Gjykatës se cilin Vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e konteston para Gjykatës.

Nga shkresat e lëndës rezultoi se parashtruesi i kërkesës është person që jeton jashtë Kosovës, dhe i cili në Zgjedhjet Parlamentare, të caktuara më 14 shkurt 2021, kërkoi të votojë përmes postës.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendoi se përmes vendimit të paspecifikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë shkelur të drejtat e mbrojtura me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit nuk ishte e kompletuar, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij, duke: a) specifikuar aktet e autoriteteve publike të cilat i konteston; b) qartësuar saktësisht pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë; dhe c) dorëzuar kopjet e dokumenteve dhe informatave të tjera që mbështesin pretendimet e tij. Parashtruesi i kërkesës nuk iu përgjigj kërkesës së Gjykatës.

Andaj, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 20 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Bleon Jerlija

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative