Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ASC-11-0069, të 22 prillit 2013

Nr. të lëndës KI 159/13

Parashtruesit: Ferat Neziri

Shkarko:

Kërkesa është e bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës), Më 14 tetor 2013, parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit për Ankesa të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Parashtruesi, në kërkesën e tij, nuk specifikon se cilat të drejta të garantuara me Kushtetutë i janë shkelur me vendimin e kontestuar, por vetëm thekson se ai është viktimë e diskriminimit, Më 28 tetor 2013, Kryetari, me Vendimin nr, GJR, KI 159/13, caktoi gjyqtarin Ivan Čukalović si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, Kryetari, me Vendimin nr, KSH, br 159/13, caktoi Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (kryesues), Snezhana Botusharova dhe Arta Rama Hajrizi, Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën jashtë afatit kohor të përcaktuar me Ligj dhe me Rregullore të punës, Në këtë kuptim, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit është jashtë afatit kohor, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e refuzon kërkesën si të papranueshme për shqyrtim

Parashtruesit:

Ferat Neziri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile