Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML.nr.295/2019, të 22 nëntorit 2019

Nr. të lëndës KI 154/20

Parashtruesit: Muhamet Buduri

Shkarko:

KI154/20, Parashtrues: Muhamet Buduri, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, PML.nr.295/2019, të 22 nëntorit 2019 

KI154/20, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 10 shkurt 2020, publikuar më 25 shkurt 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paafatshme

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kontestoi Aktgjykimin [PML.nr.295/2019] e 22 nëntorit 2019 të Gjykatës Supreme në lidhje me Aktgjykimin [PAKR.nr.241/19] e 5 qershorit 2019 të Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [P.nr.68/18] e 22 marsit 2019 të Gjykatës Themelore, duke pretenduar se të njëjtit janë nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese të përcaktuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës kundër Aktgjykimit përkatës të Gjykatës së Apelit, duke konfirmuar për pasojë, dënimin e parashtruesit të kërkesës lidhur me veprën penale të dhunimit të përcaktuar në nenin 230 (Dhunimi) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar përmes postës kërkesën e tij në Gjykatë më 30 shtator 2020, më shumë se tetë (8) muaj pas pranimit të aktit të kontestuar. Më saktësisht, fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata Themelore, vërteton që parashtruesi i kërkesës e ka pranuar Aktgjykimin e kontestuar më 16 janar 2020. Për pasojë, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej katër (4) muajsh të përcaktuar me Ligj dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim në merita.

Parashtruesit:

Muhamet Buduri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri