Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 18 shkurt 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 13/20; 2. KI 16/20; 3. KI 60/20; 4. KI 86/20; 5. KI 138/20; 6. KI 163/20 dhe 7. KI 180/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Lënda: KI 13/20
Parashtrues: Hidajet Canziba
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-17-0032-A0001], për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 26 dhjetor 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe me nenin 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
2. Lënda: KI 16/20
Parashtrues: Behxhet Salihu
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 4335/19], të datës 9 shtator 2019, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [C. nr. 1058/19], të datës 16 korrik 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt), 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
3. Lënda: KI 60/20
Parashtrues: Këshilli i Bashkësisë së Fesë Islame
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [AC.nr.4738/19], të datës 23 janar 2020, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë [PPP.nr.165/19], të datës 5 gusht 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 22, 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.
4. Lënda: KI 86/20
Parashtrues: Kompania “Cosmonte Foods” sh.p.k.
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. nr. 50/2019], të datës 9 janar 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
5. Lënda: KI 138/20
Parashtrues: Sejdi Namani
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik. Në kërkesën e tij, parashtruesi nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës i janë cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.
6. Lënda: KI 163/20
Parashtrues: “Inter-Eminex”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [nr. AC-I-16-02560A001], për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 21 maj 2020. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës), 47 (Kërkesa individuale) dhe 50 (Kthimi në gjendjen e mëparshme) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 49 dhe 50 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(c) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
7. Lënda: KI 180/20
Parashtrues: Agim Stublla
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë [C.nr.753/15], të datës 28 shkurt 2017, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(c) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.