Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-I-16-0101-A22 të 14 shkurtit 2020

Nr. të lëndës KI 65/20 dhe KI 66/20

Parashtruesit: Jovica Stanisavljević dhe Stojmirka Stanisavljević

Shkarko:

KI65/20 dhe KI66/20, Parashtrues: Jovica Stanisavljević dhe Stojmirka Stanisavljević, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-I-16-0101-A22 të 14 shkurtit 2020

KI65/20 dhe KI 66/20, aktvendim për papranueshmëri i 10 dhjetorit  2020, publikuar më 15 janar 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë, aktvendim për papranueshmëri

Në bazë të shkresave të lëndës, rrjedh që të dy parashtruesit e kërkesës kanë punuar në ndërmarrjen shoqërore 14 Nëntori, e cila ishte privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Sipas pretendimeve, parashtruesit e kërkesave nuk e dinin se procedura e privatizimit të ndërmarrjes 17 Nëntori kishte filluar, dhe për këtë arsye, ata nuk ishin përfshirë në listën e punonjësve që ushtruan të drejtën për pjesën e 20% të privatizimit.

Parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesë duke deklaruar në Kolegjin e Specializuar të DHPGJS-së se ata e kishin humbur afatin për të ushtruar ankesë kundër listës përfundimtare sepse nuk ishin njoftuar që procesi i privatizimit kishte filluar.

Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së e refuzoi kërkesën duke deklaruar se ankesat ishin parashtruar pas 3 vjetësh, gjë që është në kundërshtim me rregulloren e UNMIK-ut.

Parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesa në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së, duke pretenduar të njëjtat pretendime ankimore.

Kolegji i Apelit i DHPGJS-së refuzoi ankesat e të dy parashtrueseve të kërkesës, duke deklaruar se ankesat ishin paraqitur jashtë afatit.

Prandaj, parashtruesit e dorëzuan  kërkesën në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar që me vendimet e Kolegjit të Specializuar dhe Kolegjit të Apelit janë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe neni 1 i Protokollit nr. 12 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Bazuar në shkresat e lëndës dhe bazuar në pretendimet e parashtruesve të kërkesës, Gjykata konkludoi se kërkesat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohen të papranueshme në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Jovica Stanisavljević dhe Stojmirka Stanisavljević

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri