Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap. nr. 157/2009, të 25 majit 2011

Nr. të lëndës KI 69/13

Parashtruesit: Hysen Muqa

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar me 14 maj 2013, kërkon “vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren, P, nr, 132/08, të 30 dhjetorit 2008, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap, nr, 157/2009, të 25 majit 2011, Në bazë të këtyre vendimeve, parashtruesi i kërkesës është shpallur fajtor për veprën penale kontraktim i përfitimit joproporcional, dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 18 muajsh”, Gjykata konstaton që kërkesa nuk është parashtruar brenda afatit kohor në pajtim me nenin 49 të Ligjit për arsye se Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovë, Ap, nr, 157/2009, parashtruesi e ka pranuar më 27 tetor 2011, ndërsa kërkesën e tij, në Sekretariatin e Gjykatës Kushtetuese, e ka parashtruar më 14 maj 2013, që nënkupton se kërkesa është dorëzuar rreth 1 vjet e gjysmë jashtë afatit kohor të përcaktuar me ligj

Parashtruesit:

Hysen Muqa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale