Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P. nr. 529/2008, të 1 dhjetorit 2010

Nr. të lëndës KI 70/13

Parashtruesit: Asllan Bahtiri

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P, nr, 529/2008, të 1 dhjetorit 2010, me të cilin parashtruesi i kërkesës ishte shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes dhe ishte dënuar me vendim të plotfuqishëm me dy vjet e tetë muaj burgim (2 vjet e 8 muaj), ndërsa parashtruesi kishte refuzuar ta pranojë kopjen në letër, Parashtruesi i kërkesës konsideronte se i ishte shkelur e drejta për mbrojtje për veprën për të cilën akuzohet, thuhet se (vepra) ishte kryer në Gjermani në vitin 1998, përderisa ai gjykohet në Kosovë; kishte kërkuar që të kthehet në Gjermani dhe të mbahet gjykimi atje, ku gjenden edhe provat, Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P, nr, 529/2008, i 1 dhjetorit 2010, është vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap, nr, 77/2011, të 18 janarit 2012, Aktgjykimi kishte marrë formë të prerë më 18 janar 2012, ndërsa parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 14 maj 2013, Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit të kërkesës, Asllan Bahtiri, Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, konkludoi se kërkesa nuk është e pranueshme për shqyrtim në pajtim me nenin 49 (Afatet) të Ligjit dhe rregullin 36 (1b) të Rregullores së punës, sepse kërkesa është dorëzuar pas afatit prej katër muajsh, prej ditës kur vendimi për mjetin e fundit efektiv juridik, i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës

Parashtruesit:

Asllan Bahtiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale