Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 329/2010, të 19 dhjetorit 2012

Nr. të lëndës KI 32/13

Parashtruesit: Januz Januzi

Shkarko:

Kërkesa është bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009, dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese, Më 11 mars 2013, parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Parashtruesi në kërkesë pretendon se me vendimet e gjykatave i janë shkelur të drejtat e tij të rregulluara me Ligjin e punës dhe të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, KI 32/13, të 25 majit 2013, u caktua gjyqtarja Snezhana Botusharova si Gjyqtare raportuese, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, Nr, KSH, KI32/13, u caktua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan (kryesues), Almiro Rodrigues dhe Enver Hasani, Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata konstatoi së parashtruesi i kërkesës në rastin në fjalë, nuk ka treguar në çfarë mënyrë dhe si gjykatat e rregullta i kanë shkelur të drejtat e tij të rregulluar me Ligjin e punës, dhe as ka ofruar ndonjë provë për shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së parashtruar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e 12 shtatorit 2013, e shpalli kërkesën si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Januz Januzi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile