Parashtruesit pretendojnë se Kolegji për Ankesa i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme i kishte shkelur të drejtat e tyre për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç garantohet nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6(1) i KEDNJ-së, Parashtruesit pretendojnë se Kolegji për Ankesa i DHPGJS-së ua kishte mohuar atyre të drejtën për gjykim të drejtë në bazë të meritave të ankesës, sepse ankesat e tyre në lidhje me listën e punëtorëve ishin shpallur të papranueshme, për shkak se ishin të paafatshme, Parashtruesit argumentojnë se, kur lista fillestare, siç është publikuar më 4, 5 dhe 7 mars 2009, ishte shpallur nule dhe e pavlefshme nga Trupi gjykues i DHPGJS-së, edhe afati i fundit për dorëzimin e ankesës kundër kësaj liste ishte bërë gjithashtu nul dhe i pavlefshëm, Kur AKP-ja e njoftoi Dhomën e Posaçme më 15 tetor 2009 se lista e rishikuar ishte miratuar, afati i ri për ushtrimin e ankesave automatikisht do të duhej të hynte në fuqi, Duhet të konsiderohet jorelevante se lista e rishikuar ishte identike me listën fillestare, Parashtruesit më tej argumentojnë se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, duke u kthyer prapë tek afati fillestar për ushtrimin e ankesave kundër listës fillestare, i kishte zhvlerësuar ankesat e tyre, dhe prandaj ua mohoi atyre një gjykim në bazë të meritave të kërkesave të tyre, Gjykata Kushtetuese gjen se pretendimet e parashtruesve nuk janë mbështetur dhe duhet të hidhen poshtë si qartazi të pabazuara
Gani Visoka and Ismajl Zhitia
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile