Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit, Nr. 04/L-199, për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit për këtë marrëveshje

Nr. të lëndës KO 95/13

Parashtruesit: Visar Ymeri dhe 11 deputetë të tjerë

Shkarko:

Parashtruesit parashtruan kërkesë në Gjykatë gjithashtu për vlerësim të kushtetutshmërisë së vetë Ligjit të kontestuar për Ratifikim, për shkak se Marrëveshja e parë ndërkombëtare e vënë si aneks i Ligjit për Ratifikim përmban 15 pika përkitazi me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave në veri, që pretendohet se shkelin Kushtetutën, si në vijim, Pika 1 deri në pikën 6 cenojnë nenin 1,1 të Kushtetutës së Kosovës, ngase cenojnë pandashmërinë dhe unitetin e shtetit të Kosovës, Pika 1 e Marrëveshjes është në kundërshtim me nenin 3,1 të Kushtetutës, sipas të cilit Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, Po ashtu, ajo është në kundërshtim me parimet e shprehura të nenit 123,3 të Kushtetutës për parimet e vetëqeverisjes lokale, Pika 3 cenon nenin 1,1 të Kushtetutës ku Republika e Kosovës cilësohet shtet unik, Pika 4 është në kundërshtim me parimet kushtetuese të theksuara në nenin 123 dhe në nenin 124 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, si dhe tejkalon parimet e nenit 2 të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale (në tekstin e mëtejmë: KEVQL), Pika 6 cenon nenin 1,1 të Kushtetutës ku Republika e Kosovës cilësohet shtet unik, Pika 7 është në kundërshtim me parimet e përgjithshme kushtetuese që lidhen me sektorin e sigurisë, siç përcaktohet me nenin 125,2 të Kushtetutës, Pika 9 është ne kundërshtim me nenin 3,1 (Cilësia Shumetnike e Republikës së Kosovës) dhe me nenin 125,2 e me nenin 24,2 të Kushtetutës, Pika 10 është në kundërshtim me nenin 102,2 dhe me nenin 24,1 të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 të KEDNJ-së, që lidhen me nenin 13 dhe me nenin 14 të KEDNJ-së, Pika 11 është në kundërshtim me nenin 139,1 të Kushtetutës, Pika 14 është në kundërshtim me nenin 2,2,, që lidhet me nenin 20,1, të Kushtetutës, GJYKATA KONKLUDON SE NUK ËSHTË BRENDA JURIDIKSIONIT TË SAJ RATIONE MATERIAE TË VLERËSOJË KUSHTETUTSHMËRINË E MARRËVESHJES SË PARË NDËRKOMBËTARE, RRJEDHIMISHT, GJYKATA REFUZON KËRKESËN PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË SË MARRËVESHJES SË PARË NDËRKOMBËTARE, GJYKATA KUSHTETUESE SHPALLË KËRKESËN TË PRANUESHME, NJËZËRI SHPALLË QË PROCEDURA E NDJEKUR PËR MIRATIMIN E LIGJIT, NR, 04/L-199, PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARË NDËRKOMBËTARE TË PARIMEVE QË RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË DHE TË PLANIT TË ZBATIMIT PËR KËTË MARRËVESHJE ËSHTË NË PAJTUESHMËRI ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ME SHUMICË REFUZON KËRKESËN E PARASHTRUESVE PËR VLERËSIMIN E MARRËVESHJES SË PARË NDËRKOMBËTARE TË PARIMEVE QË RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË DHE TË PLANIT TË ZBATIMIT PËR KËTË MARRËVESHJE, PASI KJO BIE JASHTË FUSHËVEPRIMIT TË JURIDIKSIONIT RATIONE MATERIAE TË GJYKATËS

Parashtruesit:

Visar Ymeri dhe 11 deputetë të tjerë

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

N/A

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër