Parashtruesi i kërkesës, z, Latif Latifaj, e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev,nr, 19/2010 të 21 janarit 2013 (si edhe Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan Ac,nr, 50/2009 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjilan C,nr, 244/2007 të 10 nëntorit 2008), si të njëanshëm, të padrejtë dhe arbitrarë, sepse çështja ishte gjykuar njëherë me vendim të formës së prerë të Gjykatës Komunale në Gjilan, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi ka dështuar të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe rregullit 36 (2) të Rregullores së punës
Latif Latifaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile