Parashtruesja paraqiti kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se Aktvendimi i Gjykatës Supreme, Rev, I, nr, 481/2009 dhe Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Ac, nr, 79/2011, që kanë të bëjnë me kontest familjar, i kanë shkelur të drejtat e saj të garantuara me Kushtetutë, Parashtruesja e kërkesës pretendon se pasojat e këtyre vendimeve shkelin të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pa përmendur specifikisht cilat të drejta, Gjykata vëren se parashtruesja në kërkesën e saj ka theksuar se aktgjykimet dhe aktvendimet e gjykatave të rregullta kanë shkelur Ligjin e familjes, respektivisht dispozitat që rregullojnë çështjen e strehimit, Megjithatë, parashtruesja nuk ka specifikuar se cilat dispozita të Kushtetutës apo Ligjit janë shkelur, Gjykata Kushtetuese përsëriti që nuk është detyrë e saj, sipas Kushtetutës, të veprojë si gjykatë e apelit, apo gjykatë e shkallës së katërt lidhur me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta dhe se shtë detyrë e gjykatave të rregullta t’i interpretojnë dhe t’i zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale, Gjykata Kushtetuese mundet vetëm të shqyrtojë nëse provat janë paraqitur në mënyrë të drejtë, dhe nëse procedurat në përgjithësi, të shikuara në tërësinë e tyre, janë mbajtur në mënyrë të tillë sa që parashtruesi i kësaj kërkese të ketë pasur gjykim të drejtë, Pasi që parashtruesja e kërkesës ka dështuar të tregojë se pse dhe si gjykatat e rregullta i kanë shkelur të drejtat e saj të garantuara me Kushtetutë, Gjykata e shpalli kërkesën të papranueshme
Lavderije Telaku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile