Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, Gjykata supozon se objekt i çështjes është Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, A, nr, 556 / 2011, i 28 shtatorit 2012, me të cilin është vërtetuar Aktvendimi i Ministrisë së Punës dhe i Mirëqenies Sociale (në tekstin e mëtejmë: MPMS)–Departamenti i Administratës Pensionale (në tekstin e mëtejmë: DAP), nr, 5097359, të 15 marsit 2011, me të cilin është refuzuar kërkesa e parashtruesit të kërkesës që t’i njihet e drejta për pension për personat me aftësi të kufizuar,“ Parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese 49 faqe dokumentacion të ndryshëm, pjesa më e madhe e të cilit ka të bëjë me dokumentacionin lidhur me realizimin e së drejtës për pension për persona me aftësi të kufizuar, Edhe përkundër njoftimit nr, ref, 713/13/rl, të 4 prillit 2013, të Gjykatës Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës nuk e kishte plotësuar formularin dhe as nuk kishte cekur cilat nene të Kushtetutës dhe të drejta, të garantuara me Kushtetutë, i janë shkelur parashtruesit të kërkesës, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Kadri Çitaku, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese konkludoi se kërkesa nuk është e pranueshme për shqyrtim, në pajtim me nenin 49 (Afatet) të Ligjit dhe rregullin 36 (1b) të Rregullores së punës, sepse kërkesa është dorëzuar pas afatit katër mujor, prej ditës kur vendimi për mjetin e fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës
Kadri Çitaku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile