Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë kushtetuese kundër zvarritjes dhe jo efikasitetit të procedurës hetimore PPN nr.812-1/2008 nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë

Nr. të lëndës KI 98/12

Parashtruesit: Ruzhdi Shala

Shkarko:

Parashtruesi pretendon që si babai i vajzës së vdekur, është person i autorizuar që të parashtrojë Kërkesën në këtë Gjykatë, si dhe citon praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së për ta mbështetur pretendimin e tij, Parashtruesi pretendon se katër vite hetime kanë kaluar pa ndonjë provë të veprimit substancial nga Prokuroria, për të identifikuar ndonjë të dyshuar që ka kryer vrasjen, për të ngritur aktakuzë apo për ta pezulluar atë, apo për të mbyllur rastin tërësisht, Parashtruesi pretendon që ka marrë një “raport informativ” të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për Prokurorin e Qarkut në Prishtinë, nga i cili: “nuk mund të nxirret asnjë informatë përkitazi me vdekjen e vajzës së tij”, Parashtruesi pretendon që Prokuroria i ka privuar të drejtat e tij për të pasur qasje, si i afërm i drejtpërdrejtë i personit të vdekur, në dosjen e hetimeve të Prokurorisë, Parashtruesi pretendon që të drejtat e përmendura i sigurohen atij, si palë e dëmtuar, me nenin 143 [Shikimi i dosjeve] të Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPPPK), si dhe nenin 40 [Dëgjimet publike dhe qasja në dokumente] të Konventës, Parashtruesi kërkon mbajtjen e seancës dëgjimore në pajtim me Rregullin 39 të Rregullores së Punës, Gjykata konsideron se në bazë të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Parashtruesi, si prind i vajzës së vdekur është viktimë indirekte dhe kështu është person i autorizuar për të parashtruar kërkesë në këtë Gjykatë, (Shih rastin Gakiyev dhe Gakiyeva kundër Rusisë, Kërkesa nr, 3179/05, Aktgjykimi i 6 nëntorit 2009), Sa i përket pretendimit të Parashtruesit për shkeljen e nenit 1 [Obligimi për respektimin e të drejtave të njeriut], nenit 2 [E drejta për jetë] në ndërlidhje me nenin 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të Konventës, përkitazi me zvarritjen e procedurave hetimore nga autoritetet publike të Kosovës, Gjykata thekson që në bazë të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Shteti ka obligim qenësor dhe procedural që të mbrojë jetën e të gjithë personave nën juridiksionin e tij, që nënkupton se e drejta për jetë duhet mbrojtur me ligj si obligim qenësor në njërën anë, si dhe me zhvillimin e një hetimi adekuat si kërkesë procedurale, në anën tjetër, Gjykata thekson se në bazë të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, ekzistojnë disa elemente që sigurojnë “qëllimin thelbësor” të hetimit, përkatësisht: i) obligimi i autoriteteve publike për të filluar hetimin pas njoftimit me rastin, pavarësisht nga ankesa formale e parashtruar nga i afërmi, ii) pavarësia dhe paanësia, në ligj dhe në praktikë, e personave që janë përgjegjës për hetimin, iii) hetimi duhet të jetë adekuat në kuptimin që duhet të çojë drejt një vendimi mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes, […] si dhe ‘zbulimin dhe dënimin e atyre që janë përgjegjës’, Rrjedh që kërkesa është qartazi e pabazuar dhe duhet të hedhet poshtë si e papranueshme si dhe kërkesa e Parashtruesit për mbajtje të seancës dëgjimore hedhet poshtë si e papranueshme

Parashtruesit:

Ruzhdi Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale