Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 16 janar 2020

16.01.2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 16 janar 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 46/18; 2. KI 134/19; 3. KI 86/19, KI 87/19, KI 88/19, KI 89/19, KI 90/19 dhe KI 91/19; 4. KI 143/19; 5. KI 174/19; 6. KI 198/19; 7. KI 148/19 dhe 8. KI 104/19.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 46/18
Parashtrues: Behxhet Fejza, Ahmet Haxholli, Fehmi Shahini, Beqir Latifi dhe Skender Llugiqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr 9/2018], të datës 29 janar 2018, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

2. Aktvendim
Lënda: KI 134/19
Parashtrues: Dobrica Pucar

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Pronës, [GSK-KPA-A-268/15], të datës 30 janar 2019, me të cilin pretendohej se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

3. Aktvendim
Lënda: KI 86/19, KI 87/19, KI 88/19, KI 89/19, KI 90/19 dhe KI 91/19
Parashtrues: Ibrahim Zenuni dhe 5 të tjerë

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së 6 aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, të nxjerra ndërmjet 11 shkurtit dhe 4 prillit të vitit 2019, me të cilat parashtruesit pretendonin shkeljen e të drejtave të tyre të garantuara me nenet: 21 [Parimet e përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 15 të Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut.
Kërkesat bazoheshin në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

4. Aktvendim
Lënda: KI 143/19
Parashtrues: Agim Thaqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 3297/15], të 8 marsit 2019, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren [CP. nr. 1521/13], të 2 marsit 2015. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktvendim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike] dhe 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 e 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

5. Aktvendim
Lënda: KI 174/19
Parashtrues: Durije Kurshumlija, Shpresa Kurshumlija dhe Orhan Kurshumlija

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 127/2019], të 22 majit 2019, me të cilin ishte refuzuar si i pabazuar revizioni i parashtruesve të kërkesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 218/14], të 21 nëntorit 2018, në lidhje me propozimin e parashtruesve të kërkesës për përsëritjen e procedurës kontestimore. Në kërkesën e bërë, parashtruesit pretendonin se me këtë aktvendim u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 39(2), 39(3)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

6. Aktvendim
Lënda: KI 198/19
Parashtrues: Besnik Kavaja

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit [nr. HPCC/REC/85/2006], të 11 dhjetorit 2006, të Komisionit për Çështje Pronësore Banesore, me të cilin sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 1 të Protokollit 1, nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt], nenin 13 [E drejta për zgjidhje efektive] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe në pajtim me rregullat 39(3)(d) e 57 (5) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

7. Aktvendim
Lënda: KI 148/19
Parashtrues: Muharrem Rama

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 123/2019], të 8 majit 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 21 [Parimet e përgjithshme], nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

8. Vendim
Lënda: KI 104/19
Parashtrues: “Ena”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-19-0013], të datës 28 shkurt 2019, me të cilin përfaqësuesi që pretendonte se përfaqëson fabrikën “Ena”, z. Ruzhdi Kumnova, pretendonte se “Ena”-s i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe me nenin 32 [E drejta për mjete juridike] të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 35 [Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 22.4 dhe 47.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën.