Vendim

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit për Papranueshmëri Nr. KI174/18, të 7 majit 2019

Nr. të lëndës KI 102/19

Parashtruesit: Bedri Gashi

Shkarko:

KI102/19, Parashtruesi i kërkesës: Bedri Gashi, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit për Papranueshmëri Nr. KI174/18, të 7 majit 2019

KI 102/19, Vendim për refuzim të kërkesës, i 7 nëntorit 2019, i publikuar më 09 dhjetor 2019.

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër.

Parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën nr. KI102/19, me ç’ rast kërkoi “rishqyrtim” të Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI174/18.

Gjykata vlerësoi se në mënyrë që të shqyrtojë një kërkesë që ndërlidhet me të njëjtat fakte sikurse kërkesa e mëparshme, parashtruesi duhet që me të vërtetë të ofrojë informata të reja që më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në këtë drejtim, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë të formës së prerë dhe të detyrueshme për gjyqësorin, për të gjithë personat dhe për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit, në fakt, është kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, tashmë të vendosura nga Gjykata. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr. KI102/19 u refuzua me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Bedri Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile