Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ASC-09-0042 të 29 gushtit 2012

Nr. të lëndës KI 13/13

Parashtruesit: Nexhat Tahiri

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktvendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, ASC-09-0042, të 29 gushtit 2012, me të cilin është zgjidhur kontesti pronësoro-juridik, në mes të parashtruesit të kërkesës dhe personave të tretë, lidhur me të drejtën për punë dhe të drejtat e tjera pronësore, të cilat i kanë punëtorët gjatë procesit të privatizimit, Parashtruesi i kërkesës ngriti kontest gjyqësor në lidhje me përfundimin e marrëdhënies së punës në kombinatin industrial-bujqësor „AGROKULTURA“ të Gjilanit, në të njëjtën kohë ka kërkuar të përfshihet në listën e punëtorëve, të cilëve u takon e drejta në 20% të mjeteve nga privatizimi i ndërmarrjes, Me Aktvendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, ASC­09-0042, të 29 gushtit 2012, gjykata e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, me arsyetimin; “… ,Thelbi i lëndës paraprake dhe i lëndës në parim është i njëjtë, Ankesa lidhet me të njëjtën çështje lëndore dhe kërkon të njëjtin kompensim, Kolegji i Ankesave konstaton se lënda është e gjykuar tanimë dhe se tanimë ekziston një lëndë res judicata, Lënda duhet të hidhet poshtë ex officio ,,, “, Parashtruesi i kërkesës konsideroi se janë shkelur një numër i neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe Deklarata Universale për të Drejta të Njeriut, Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe protokollet e tyre, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Nexhat Tahiri, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese konkludoi se kërkesa nuk është e pranueshme për shqyrtim, në pajtim me nenin 49 (Afatet) të Ligjit dhe rregullin 36 (1b) të Rregullores së punës, sepse kërkesa është dorëzuar pas afatit katër mujor, prej ditës kur vendimi për mjetin e fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës

Parashtruesit:

Nexhat Tahiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile