Parashtruesi, z, Betim Ramadani, parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar njoftimin nga Prokurori i Shtetit, KMLC,nr, 106/2012, të 23 tetorit 2012, Parashtruesi pohoi se ai “[…] është larguar në mënyrë të dhunshme nga organi përmbarues, Gjykata Komunale në Gjilan, nga lokali afarist të cilin ai e ka shfrytëzuar, në bazë të kontratës së 4 shkurtit 2009, dhe pa asnjë procedurë gjyqësore,” Për më tepër, ai kërkoi nga Gjykata “[…] që të anulojë të gjitha vendimet e procedurës përmbarimore të Gjykatës Komunale në Gjilan dhe të Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe të urdhërohet Gjykata Komunale në Gjilan që t’ia lejojë shfrytëzimin me qira të lokalit afarist, në bazë të të drejtave dhe obligimeve nga kontrata e 4 shkurtit 2009,”, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konsideroi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi ka dështuar të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në pajtim me rregullin 36 (1,c) të Rregullores së punës
Betim Ramadani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile