Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Pkl. Nr. 10/2013, të datës 22 janar 2013

Nr. të lëndës KI 20/13

Parashtruesit: Rifat Osmani

Parashtruesi përveç kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Pkl, Nr, 10/2013 të datës 22 janar 2013, i cili vërteton vendimet e Gjykatës së Qarkut dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit, gjithashtu kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës që të vendosë masën e përkohshme, gjegjësisht lirimin e parashtruesit të kërkesës nga paraburgimi,
Parashtruesi i kërkesës pohon që […] “Gjykata e Qarkut dhe Gjykata Supreme në Prishtinë, si autoritete publike, me mos-përfilljen dhe zvarritjen e procedurës hetimore dhe gjyqësore“ kanë shkelur të drejtat e tij individuale të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, nenet 5,3 dhe 5,4 [E Drejta për Liri dhe Siguri] dhe nenin 6,1 [E Drejta për Proces të Rregullt Gjyqësor] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Protokollet e saj, Në kërkesën konkrete, arsyetimet e prokurorisë dhe gjykatave për vazhdimin e paraburgimit i referohen peshës së veprës penale, rrethanave të kryerjes së veprës, gjakftohtësisë së të akuzuarit, si dhe kështu, edhe rrezikut të ikjes apo përsëritjes së veprës, apo kryerjes së ndonjë vepre të ngjashme, Këto rrethana duken që i atribuohen ndërlikueshmërisë së rastit, duke i pamundësuar kësaj Gjykate të vlerësojë që kohëzgjatja e procedurave është e paarsyeshme, Gjykata konstatoi se faktet e prezantuara nga parashtruesi i kërkesës nuk arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese, si dhe që parashtruesi nuk ka dëshmuar që të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga gjykatat e rregullta, Gjykata po ashtu vëren që parashtruesi nuk ka dëshmuar se si interesat e tij do të vuanin dëme të pariparueshme nëse masa e përkohshme nuk vendoset, dhe si rrjedhojë nuk e miratoi kërkesën për masë të përkohshme

Parashtruesit:

Rifat Osmani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale