Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 235/2017, të 7 dhjetorit 2017

Nr. të lëndës KI13/18

Parashtruesit: Miranda Qerimi

Shkarko:

KI13/18 – Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 235/2017, të 7 dhjetorit 2017 

KI13/18, parashtruese Miranda Qerimi

Aktvendim për Papranueshmëri i datës 3 prill 2019

Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, qartazi e pabazuar, dëmshpërblim 

Parashtruesi i kërkesës kontestonte Aktgjykimin e Gjykatës Supreme përmes së cilit ishte refuzuar si i pabazuar revizioni i parashtrueses paraqitur kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit e cila ia kishte zvogëluar dëmshpërblimin total të akorduar nga Gjykata Themelore në Gjilan nga 9,041.00 € në 3,500.oo €.

Parashtruesja e kërkesës pretendoi që Gjykata Supreme dhe ajo e Apelit, përmes vendimeve të tyre, ia kanë shkelur të drejtat dhe liritë e saj të garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ. Lidhur me këto të fundit, ajo nuk ceku ndonjë nen të caktuar i cili mund të iu ishte shkelur – mirëpo Gjykata vërejti se në substancë ajo ankohej për të drejtën e saj për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Në këtë aspekt, parashtruesja e kërkesës kryesisht ankohej se ulja e dëmshpërblimit nga ana e Gjykatës së Apelit dhe vërtetimi i asaj uljeje të dëmshpërblimit nga Gjykata Supreme – kishte qenë jokushtetuese dhe si rrjedhojë kërkonte nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë vendimet këtyre dy gjykatave të rregullta dhe të konfirmoj Aktgjykimin e Gjykatës Themelore e cila kishte akorduar shumën më të lartë të kompensimit material dhe jomaterial.

Gjykata konsideroi se pretendimet e parashtrueses së kërkesës ngrisin çështje të ligjshmërisë meqë të njëjtat kanë të bëjnë me zbatimin e dispozitave ligjore dhe me vlerësimin e provave në bazë të të cilave parashtruesja e kërkesës do duhej të kompensohej për dëmin material dhe jomaterial të shkaktuar nga i siguruari i Kompanisë së Sigurimeve “Kosova e Re”. Gjykata rikujton se pretendimet e tilla të fushës së ligjshmërisë nuk bien nën juridiksionin e Gjykatës, dhe si rrjedhojë, në parim, nuk mund të shqyrtohen nga Gjykata. Në këtë linjë të arsyetimit, Gjykata potencoi doktrinën e “shkallës së katërt” duke theksuar që ajo nuk  mund të tejkalojë kufijtë e vendosur në juridiksionin e saj meqë është në rolin e gjykatave të rregullta t’i interpretojnë dhe zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale.

Gjykata si rrjedhojë konsideroi se parashtruesja e kërkesës nuk kishte dëshmuar se procedurat në Gjykatën Supreme apo në Gjykatën e Apelit kanë qenë të padrejta apo arbitrare, apo që të drejtat dhe liritë themelore të saj të mbrojtura me Kushtetutë janë shkelur si rrjedhojë e interpretimit të gabuar të së drejtës materiale.

Si përfundim, në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 39 (2) të Rregullores kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe, rrjedhimisht, e papranueshme.

Parashtruesit:

Miranda Qerimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile