Parashtruesit janë prindërit e së ndjerës D,K,, e cila pas disa mosmarrëveshjeve që pasuan më kërcënime për jetë nga ish-partneri i saj, kishte kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë, Gjykata Komunale në Prishtinë nuk i është përgjigjur D,K,-së, duke mos aprovuar e as refuzuar kërkesën e saj, Pas disa ditësh, D,K, kishte humbur jetën tragjikisht si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri nga ish-partneri i saj, Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se Gjykata Komunale në Prishtinë nuk ka vepruar sipas Ligjit Nr, 03/L-182 për mbrojtjen nga dhuna në familje, Sipas parashtruesve, shkelja nuk është pasojë e një vendimi gjyqësor, por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, rrjedhimisht me këtë mosveprim ka bërë shkelje të nenit 25 [E Drejta për Jetën], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [EDrejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Parashtruesit gjithashtu pretendojnë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës jo vetëm që nuk adresoi rastin e D, K,-së dhe shkeljen e të drejtave të saj, mirëpo nuk ofroi mjete juridike për rastet e ardhshme të dhunës në familje, kur viktimat kërkojnë veprime nga gjykatat komunale, por ato nuk veprojnë fare, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesve ishte e pranueshme pasi që përmbushte kriteret e pranueshmërisë, të parapara me Rregulloren e punës, Në vlerësimin e meritave të kërkesës së parashtruesve, Gjykata konkludoi se Gjykata Komunale në Prishtinë ishte përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve të parashikuara me Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe se mosveprimi i saj paraqet shkelje të detyrimeve kushtetuese që rrjedhin nga neni 25 i Kushtetutës dhe neni 2 i KEDNJ-së, Më tej, Gjykata konstatoi se mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtine në kërkesën e së ndjerës D,K, për lëshimin e urdhrit për mbrojtje emergjente, si dhe praktika e zhvilluar nga KGJK-ja për adresimin e mosveprimit të gjykatave të rregullta, atëherë kur duhet të veprojnë, ka penguar viktimën dhe parashtruesit e kërkesës në realizimin e të drejtave të tyre për mjete efektive juridike, të parapara me nenet 32 dhe 54 të Kushtetutës dhe nenin 13 të KEDNJ-së
Gëzim and Makfire Kastrati
KI - Kërkesë individuale
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 25 - E Drejta për Jetën , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave
Penale