Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Pml. nr. 32/2017 të 17 majit 2017

Nr. të lëndës KI 188/18

Parashtruesit: Enver Kryeziu

Shkarko:

KI188/18, Parashtrues: Enver Kryeziu, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Pml. nr. 32/2017 të 17 majit 2017

KI188/18, Aktvendim për papranueshmëri i 27 shkurtit 2019, publikuar më 04 prill 2019.

Fjalët kyç: kërkesë individuale, rasti penal, jashtë afatit, kërkesë për masë të përkohshme

Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e shkallës së parë dhe të shkallës së dytë nuk e kanë vlerësuar saktësinë e provave kontradiktore, duke shkelur me këtë nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

Parashtruesi kërkoi nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme, me të cilën “do të ndërpritej ekzekutimi i vendimit të formës së prerë, vuajtja e dënimit dhe të anulohet aktgjykimi i nxjerrë në bazë të shkeljes së nenit 31 të Kushtetutës, sepse konsideron se qëndrimi  i mëtejshëm në burg ka shkaktuar dëm të pariparueshëm.“

Më 11 janar 2019, Gjykata i dërgoi një shkresë Gjykatës Themelore në të cilën kërkoi, që të ofrojë dëshmi se kur aktgjykimi i Gjykatës Supreme Pml. nr. 32/2017, i 17 majit 2017, i ishte dorëzuar parashtruesit të kërkesës.

Më 18 janar 2019, Gjykata mori përgjigje nga Gjykata Themelore në të cilën gjendej edhe fletëkthesa, në bazë të së cilës Gjykata mund të konkludojë me siguri se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme Pml. nr. 32/2017 i 17 majit 2017, i ishte dorëzuar përfaqësuesit ligjor të parashtruesit të kërkesës në periudhën prej 30 qershorit 2017 deri më 16 korrik 2017.

Prandaj, Gjykata, duke pasur parasysh datën e dorëzimit të aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 32/2018, dhe kjo është 30 qershori 2017, si dhe datën në të cilën parashtruesi kishte parashtruar kërkesën në Gjykatë, që është 30 nëntori 2018, konstatoi se parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesën në Gjykatë jashtë afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, dhe të njëjtën kohë Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit për vendosjen e masës së përkohshme.

Parashtruesit:

Enver Kryeziu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile