Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nr. AC-I-17-0086-A0001, të 1 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 75/18

Parashtruesit: Ilmi Behrami dhe Fatime Behrami-Parduzi

Shkarko:

KI75/18, Parashtrues: Ilmi Behrami dhe Fatime Behrami-Parduzi , Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nr. AC-I-17-0086-A0001, të 1 shkurtit 2018

KI75/18, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 shkurtit 2019, publikuar më 20 mars 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, qartazi e pabazuar

Më 1 shkurt 2018, Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit përmes Aktgjykimit nr. AC-I-17-0086-A0001, kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruesve, të parashtruar kundër Aktvendimit të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke e konsideruar të njëjtin si të drejtë dhe i ishte përgjigjur të gjitha pretendimeve të parashtruesve të kërkesës.

Parashtruesit, në kërkesën e tyre, kishin pretenduar se vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në shkelje të së drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

Në thelb, parashtruesit kishin pretenduar se Kolegji i Apelit në arsyetimin e Aktgjykimit nr. AC-I-17-0086-A001, të 1 shkurtit 2018, te rrethanat faktike gjithnjë referohet në numrin gabim për ngastrën kadastrale nr. 1272-0 edhe përkundër faktit se ky gabim teknik është sqaruar shumë herë.

Gjykata konstatoi se parashtruesit e kërkesës nuk kishin paraqitur dëshmi, fakte dhe argumente që tregojnë se procedurat para Kolegjit të Apelit kanë paraqitur në ndonjë mënyrë shkelje kushtetuese të të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë, përkatësisht të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Parashtruesit:

Ilmi Behrami dhe Fatime Behrami-Parduzi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile