Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML. nr. 208/2017, të 29 janarit 2018

Nr. të lëndës KI 85/18

Parashtruesit: Baki Gashi

Shkarko:

KI85/18, Parashtrues: Baki Gashi, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML. nr. 208/2017, të 29 janarit 2018

KI85/18, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 30 janar 2019, publikuar më 14 mars 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, barazia para ligjit, e drejta e lirisë dhe sigurisë, të drejtat e të akuzuarit, e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë e qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se gjykatat e rregullta shkelen të drejtat e tij të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, duke i ndërlidhur pretendimet e tij me nenin 31 të KPRK-së, i cili flet për kryerjen e veprës penale “në bashkëkryerje” dhe faktin se gjykatat i bazuan vendimet e tyre në gjendjen faktike të vërtetuar gabimisht.

Gjykata, pasi vlerësoi në tërësi kërkesën, konsideroi se kërkesa, në baza kushtetuese, është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi i kërkesës nuk i dëshmoi dhe nuk mbështeti mjaftueshëm pretendimin e tij për shkeljen e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe Konventë. Rrjedhimisht, Gjykata, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, shpall kërkesën të papranueshme.

Parashtruesit:

Baki Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri