KI28/18, Parashtrues i kërkesës: Ymer Preniqi, Vlerësim i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 227/2017, të 24 janarit 2018
KI28/18, Vendim për tërheqje të kërkesës, i miratuar më 16 janar 2019, i publikuar më 27.02.2019
Fjalët kyç: kërkesë individuale, kompensim i pagave, vendim për tërheqje të kërkesës
Parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës për shkak se gjykatat e rregullta kishin refuzuar kërkesën e tij për kompensim të pagave jubilare. Ndërkohë, gjatë fazës së shqyrtimit të kërkesës, parashtruesi njoftoi Gjykatën se dëshiron të tërheqë kërkesën e tij.
Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit, Gjykata vlerësoi se nuk ka ndonjë arsye bindëse për vazhdimin e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së vendimeve të kontestuara dhe e miratoi kërkesën e parashtruesit për tërheqje të kërkesës, në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe me rregullin 35 të Rregullores së punës.
Ymer Preniqi
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa
Civile