KI23/18, Parashtrues: Ismet Kërçagu, si përfaqësues i pretenduar i A. K., M. K., B. K., F. K. dhe A. K., Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. A. (U) nr. 16/2017, të 7 dhjetorit 2017
KI23/18, Vendim për refuzim të kërkesës, i 11 dhjetorit 2018, publikuar më 07.02.2019
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës
Gjykata nuk i ishte referuar fakteve dhe as pretendimeve të këtij rasti, pasi që kërkesa ishte parashtruar nga një përfaqësues i pretenduar, i cili nuk ka dëshmuar të ketë autorizim për të parashtruar këtë kërkesë në emër të A. K., M. K., B. K., F. K. dhe A. K.
Gjykata kishte kërkuar nga përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës
Parashtruesi i kërkesës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.
Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e refuzoi me procedurë të shkurtër.
Ismet Kërçagu si përfaqësues i pretenduar i A. K., M. K., B. K., F. K. dhe A. K.
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Penale