Parashtruesi konteston Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap, nr 119/2010, e 10 tetorit 2011, Parashtruesi kërkon nga Gjykata Kushtetuese “që të hapë hetime ndaj të përfshirëve në këtë aktgjykim, sepse si pasojë e njerëzve të përfshirë në të, unë jam i dëmtuar dhe jam dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, pa pasur faj, edhe pse unë kam qenë i rrezikuar me armë zjarri askush nuk e ka marrë parasysh këtë, dhe unë nuk jam një njeri i tillë siç më ka përshkruar prokurori publik”, Parashtruesi nuk tregon asnjë të drejtë ose liri themelore apo ndonjë dispozitë kushtetuese, e cila pretendohet të jetë shkelur me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykata vëren më tej se kërkesa e parashtruesit iu dorëzua Gjykatës Kushtetuese më 1 tetor 2012, d,m,th, pothuajse dhjetë muaj pas afatit të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit, Kështu, kërkesa nuk është dorëzuar në Gjykatë në mënyrë ligjore, siç është përcaktuar me nenin 113, 1 të Kushtetutës dhe shpallet kërkesa e papranueshme për shkak të afatit kohor
Afrim Rexhepi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Penale