Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ. UZVP. nr. 63/2017, të 7 dhjetorit 2017

Nr. të lëndës KI 54/18

Parashtruesit: Shaip Sylaj

Shkarko:

KI54/18, Parashtrues: Shaip Sylaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ARJ. UZVP. nr. 63/2017, të 7 dhjetorit 2017

KI54/18, Aktvendim i 12.11.2018 publikuar më 22.11.2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar si përgjegjës i mirëmbajtjes së automjeteve dhe i nxehjes qendrore në Komunën e Suharekës. Për shkak të shkeljes së detyrave të punës, atij iu shqiptua masa disiplinore e uljes në pozitë.

Pasi parashtruesi kishte ndjekur procedurat ligjore, në fund Gjykata Supreme nëpërmjet Aktgjykimit, ARJ. UZVP. nr. 63/2017, e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e parashtruesit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm, duke vërtetuar se masa disiplinore “ulje në pozitë” ishte bërë në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi pranë Gjykatës Kushtetuese se i ishin shkelur të drejtat e tij kushtetuese, përkatësisht e drejta e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe barazia para ligjit për arsye se atij i është mohuar kërkesa për dëgjimin e dëshmitarit “të propozuar nga ai” dhe se në procedura para gjykatave ishte diskriminuar.

Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar pretendimeve të parashtruesit, konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur fakte dhe nuk ka mbështetur mjaftueshëm pretendimet e tij dhe, si rrjedhojë, e shpalli kërkesën e parashtruesit si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese.

Parashtruesit:

Shaip Sylaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile