Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 404/2016, të 13 shkurtit 2017

Nr. të lëndës KI 43/18

Parashtruesit: Nuredin Ferizi

Shkarko:

KI43/18, Parashtrues: Nuredin Ferizi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 404/2016], të 13 shkurtit 2017

KI43/18, Aktvendim i 7 nëntorit 2018, publikuar më 9 nëntor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesës e paafatshme

Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-Dega në Skenderaj, kundër Qeverisë së Republikës së Serbisë për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial që iu shkaktua atij gjatë luftës.

Gjykatat e rregullta u shpallën jokompetente për të vendosur në këtë çështje dhe, në fund, Gjykata Supreme kishte arsyetuar se për këtë rast vlejnë normat e së drejtës ndërkombëtare, për të cilin kontest gjykata e vendit nuk është kompetente për të vendosur.

Parashtruesi i kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese kishte pretenduar se i janë shkelur të drejtat e tij të parapara me Kushtetutë, përkatësisht nenet 21, 22, 53 dhe 54. Parashtruesi i kërkesës kishte pohuar që nuk ka pasur mundësi të sjell kërkesën e tij pranë Gjykatës Kushtetuese në kohë, duke pretenduar se ishte vonuar pa fajin e tij.

Gjykata Kushtetuese duke iu referuar dispozitave të Ligjit dhe të Rregullores së punës dhe duke marrë për bazë fletëkthesën e cila dëshmonte datën e pranimit të vendimit të fundit nga ana e parashtruesit të kërkesës, e shpalli kërkesën e papranueshme si të paafatshme.

Parashtruesit:

Nuredin Ferizi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile