Zgjedhet zëvendëskryetari i ri i Gjykatës

18.09.2018

Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 shtator 2018, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur zëvendëskryetar të ri të Gjykatës, gjyqtarin Bajram Ljatifi.

Mandati i zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese është 3 vjet.