Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së kërkesës së Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme drejtuar ankuesve për të siguruar përkthimin e të gjitha dokumenteve në gjuhën angleze

Nr. të lëndës KI 63/13

Parashtruesit: Safet Voca

Parashtruesi pretendon se dispozita e nenit 25 (8) të Shtojcës së Ligjit për Dhomën e Posaçme, që kërkon nga ankuesit të dorëzojnë përkthimin e të gjitha dokumenteve dhe vendimeve të tyre në gjuhën angleze në lidhje me ankesën e tyre është në kundërshtim me përcaktimin kushtetues të gjuhëve zyrtare në Kosovë, Parashtruesi gjithashtu pretendon se kërkesa për të siguruar përkthimin e dokumenteve në gjuhën angleze gjithashtu paraqet diskriminim në bazë të gjuhës ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës, kur ushtrojnë ankesa në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, në kundërshtim me nenin 24 (2) të Kushtetutës, Parashtruesi gjithashtu kërkon që në bazë të nenit 116 (2) të Kushtetutës, Gjykata të urdhërojë suspendimin e përkohshëm të kërkesës për sigurimin e përkthimeve të gjuhës angleze, siç parashihet me nenin 25 (8) të Shtojcës së Ligjit për Dhomën e Posaçme, derisa të merret vendimi përfundimtar i Gjykatës në lidhje me kërkesën, Sa i përket të drejtës të parashtruesit për të parashtruar kërkesë sipas nenit 113 (7) të Kushtetutës, Gjykata konsideron se parashtruesi nuk artikulon ndonjë të drejtë apo dhe liri individuale që mund të jetë shkelur dhe as që i referohet ndonjë veprimi apo vendimi konkret të një autoriteti publik që mund të ketë cenuar të drejtat e tij themelore, Prandaj, Gjykata gjen se parashtruesi i kërkesës po ashtu nuk është palë e autorizuar për të kërkuar pezullimin e përkohshëm të zbatimit të nenit 25 (8) të Shtojcës së Ligjit për Dhomën e Posaçme, Për këtë arsye, kërkesa e parashtruesit për masë të përkohshme sipas nenit 116 (2) të Kushtetutës duhet të refuzohet, Në përfundim, Gjykata gjen se kërkesa nuk është dorëzuar në mënyrë ligjore nga një palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113 (1) të Kushtetutës dhe duhet të hidhet poshtë si e papranueshme, sepse parashtruesi i kërkesës nuk është palë e autorizuar dhe refuzoi kërkesën për masë të përkohshme

Parashtruesit:

Safet Voca

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri