Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. Nr. 443/2009, të datës 8 dhjetor 2011

Nr. të lëndës KI 13/12

Parashtruesit: Shqiprim Qeriqi ve Rizah Qeriqi

Parashtruesi i kërkesës ka parashtruar kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 443/2009 të 8 dhjetorit 2011, me të cilin gjykata e refuzoi si të pabazuar kërkesë padinë e parashtruesve të kërkesës, punëtorë të Shkollës Fillore „Faik Konica“, në fshatin Krojmir, që Ministria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Arsimit e Komunës së Lipjanit parashtruesve t’ua paguajë të ardhurat personale për muajin nëntor dhe për dhjetë (10) ditët e para të dhjetorit 2007 për punën që kanë kryer si punëtorë të arsimit gjatë aktiviteteve parazgjedhore dhe njëkohësisht kanë mbajtur orët e mësimit, duke konsideruar se u takojnë të ardhurat personale nga marrëdhënia e punës për periudhën kontestuese.
Parashtruesi i kërkesës konsideron se janë shkelur neni 24 (Barazia para Ligjit) i Kushtetutës së Kosovës dhe neni 6 i Protokollit 1 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.
Duke vendosur për kërkesën e parashtruesve Shqiprim Qeriqi dhe Rizah Qeriqi, Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të procedurës në tërësi nuk ka gjetur se procedurat përkatëse pranë gjykatave të rregullta kanë qenë në çfarëdo mënyre të padrejta dhe arbitrare. Prandaj Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar pasi që faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese

Parashtruesit:

Shqiprim Qeriqi ve Rizah Qeriqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile