KI04/18, Parashtrues, Ismet Uka , Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së një vendimi të paspecifikuar të një autoriteti publik
KI04/18, Vendim për Refuzim të Kërkesës, i 30 majit 2018, publikuar më 2 korrik 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës
Më 22 korrik 2013, parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit si administruese e ndërmarrjeve shoqërore, kundër Ndërmarrjes Shoqërore “ Trepça” që të kompensohet për dëmin që i është shkaktuar për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
Parashtruesi në Gjykatën Kushtetuese pretendoi se Agjencia Kosovare e Privatizimit, asnjëherë nuk ishte përgjigjur në kërkesën e tij.
Gjykata kishte kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që të qartësonte kërkesën , duke plotësuar formularin e kërkesës dhe të specifikonte cilin akt të autoritetit publik e konteston. Parashtruesi i kërkesës nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.
Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e refuzoi me procedurë të shkurtër.
Ismet Uka
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës